Lajme
Ish-diplomati i njohur i ashpër me Macronin: Çka dreqin e thirre Putinin?
Demokracia
12:05 | 25 Shkurt 2022

Share:

Carl Bildt, diplomati i njohur suedez, që ka mbajtur edhe postin e Kryeministrit në vitet 90’të ka kritikuar në një cicërimë në Twitter Presidentin e Francës Emanuel Macron, i cili i ka telefonuar Vladimir Putinit pasi nisi agresionin ndaj Ukrainës.

“Pse Dreqin Emannuel Macron foli me Putinin sot. A do që edhe një herë të mashtrohet nga Putini?”.

Bildt iu ka referuar takimit Macron -Putin që fillimisht kishte ngjallur shpresa se mund të ndalonte konfliktin, por Putin kishte vazhduar planet e tij për agresion.

Ndryshe, Macron ka treguar se telefonatën pas agresionit e ka bërë me kërkesë të Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskiy.

Ai, ka thënë se i ka thënë Putinit që të ndalë luftimet dhe të bisedojë me Presidentin e Ukrainës, i cili personalisht s’ka mundur të kontakojë Putinin.

Por, Macron e ka pranuar se telefonata s’ka prodhur asgjë dhe se “Presidenti rus e ka zgejdhur luftën”.

Të ngjashme