Lajme
Ish deputetja Besa Ismaili thotë se rreth 15 qenë sulmuan një person afër QKUK-së, thirrje Ramës të veprojë
Demokracia
13:31 | 23 Dhjetor 2023

Share:

Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, ka treguar sot një rast që ka parë në mëngjes ku në një rrugë mes QKUK-së dhe Fakultetit Teknik një tufë qenësh kanë sulmuar një person në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.

Ajo i ka bërë thirrje kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, që të veprojë derisa ndonjë rast të mbaroj me fatalitet.

Postimi i saj:

Dëshmitarë të një sulmi të tmershëm të një tufe prej qenëve (rreth 15 sish) që rrëzuan një djalë të rritur!

Ai u përplas në tokë në mes të rrugës dhe po luftonte me ta sipër i rrezikuar në asfalt nga automjetet që lëviznin!

Në rrugët mes Fakultetit Teknik dhe QKUK-së ora 08:20.

Perparim Rama ? Veç koha në pyetje kur ky terror nga qentë ndaj qytetarëve në kryeqytet të mbaroj me fatalitet!!!

Kosovo Police

 

Të ngjashme