Lajme
Ish-anëtari i Vetëvendosjes, Krasniqi: Astritin e patën për fushata elektorale
Demokracia
17:22 | 16 Shkurt 2023

Share:

Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi,  ka akuzuar Vetëvendosjen se rastin e Astrit Deharit e kanë shfrytëzuar vetëm për fushata.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se ka 2 vite që kërkojnë drejtësi për Deharin, mirëpo Qeveria nuk ka bërë asgjë për këtë rast.

“Kemi kërku drejtësi tash e 2 vite, e asnjë gur s’është lëvizë prej kësaj Qeverie për ta vënë drejtësinë në vend”, shprehet Krasniqi.

Ai ka thënë se po dëshmohet çdo ditë që nuk ka drejtësi për Astrit Deharin, madje Qeveria do ta sabotojë atë, sepse nuk u konvenon.

Të ngjashme