Lajme
Ish-anëtari i partisë së gruas së Millosheviqit edhe zyrtarisht Kryeshef i “Ibër Lepencit”
Demokracia
20:26 | 04 Dhjetor 2022

Share:

Faruk Mujka, ish-nënkryetar i komunës së Mitrovicës dhe anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, është zgjedhur Kryeshef Ekzekutiv i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenc”.

Vendimi është marrë me datën 1 të këtij muaji dhe hyn në fuqi nga data e miratimit, me aplikim nga 6 dhjetori 2022.

Demokracia.com dy ditë më parë kishte raportuar se për ta vënë Mujkën në këtë pozitë, njeriun e besuar të kryeministrit Albin Kurtit, i cili është përfolur se ka qenë anëtar i partisë së gruas së kriminelit Sllobodan Millosheviq, Mira Markoviq, ka pasur shkelje edhe të Ligjit për Ndërmarrjet Publike.

Po ashtu Demokracia.com ka publikuar edhe listën me rezultatet nga intervistimi për pozitën e kryeshefit ekzekutiv.

Në këtë pozitë kishin konkurruar 27 persona, por besimi për të udhëhequr me këtë ndërmarrje, ndonëse ka pasur më pak pikë se kundërkandidati pritet t’i jepet Mujkës, që aktualisht është shef i grupit të asamblistëve të Vetëvendosjes në Kuvendin e Mitrovicës së Jugut.

LEXO EDHE:

Vetëvendosje e shpërblen me pozitë të rëndësishme ish-anëtarin e partisë së gruas së Millosheviqit

Nga lista që ka siguruar Demokracia.com, shihet se kandidati me më së shumti pikë është poentuar kandidati Luan Hoti, i cili ka marrë 65 pikë.

Me 60 pikë, po aq sa Mujka është poentuar edhe kandidati Xhavit Buzhala, shkruan Demokracia.com.

Ndryshe, ai ka mbajtur pozitën e nënkryetarit të Mitrovicës deri sa i humbën zgjedhjet nga Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës.

Këtë detyrë Mujka do ta ushtrojë për tri vitet e ardhshme. Ndërkaq, lajmin e konfirmoi edhe vet Mujka, duke thënë se ky është një rrugëtim i ri për të. /Demokracia.com/ 

Mujka s’e mohon që ishte në partinë e gruas së Millosheviqit, por thotë se komandantët s’ia përmendën kurrë

Të ngjashme