ShowBiz
Irina Shayk shfaqet me bluzë të përditshme në sfilatën e Swarovskit
Demokracia
22:51 | 15 Nëntor 2022

Share:

Irina Shayk dukej mjaft elegante me fundin e saj të ngushtë ne një sfilat mode në eventin e Swarovski në New York.

Supermodelja, zgjodhi të vishte një kombinim bardhë e zi për të krijuar frymën e festave,me temën e byzhiterive në “ The Mark Hotel”.

Bukuroshja Irina Shayk shfaq fizikun e saj të hollë me një fund sirenë të veshur ndërsa vesh një gjerdan vezullues diamanti në eventin Swarovski Holiday në New York City

36 vjecarja shkëlqente mes yjeve që ishin të pranishëm. Shayk u takua edhe me shoqen e saj të ngushtë dhe modelen Emily Ratajkowski.

Ish modelja e rrobave banjove të revistës “Sports Illustrated” shtoi edhe një palë dorëza të zeza deri te bërryli.

Pjesa e hyrjes së eventiti ishte bërë nga kristale Swarovski ngjyrë kafeje, ndërsa catia ishte zbukuruar me tekstil me fije qelqi të skalitur me dorë dhe pluhur kristali.

Arrëthyesit dhe kristalet krijuan një shfaqje tërheqëse për të ftuarit shumtë të pranishëm.

Giovanna Engelbert, drejtoresha aktuale e Swarovski, foli për frymëzimin e saj.

“Për mua, keku me xhenxhefil ngjall mrekulli fëminore, duke na frymëzuar të ëndërojmë, kështu që ka qenë një kënaqësi e madhe të dizejnosh një përvojë që do të ndezë imagjinatën e njerëzve në këtë periudhë magjike të vitit”.

”The Mark Hotel” është një ikonë e qytetit të New York-ut dhe ne jemi shumë të kënaqur që sjellim vizionin e gëzimit të pushimeve të Swarovski-t në këtë hotel pestigjioz”, u shpreh ajo.

FOTO:

NEW YORK, NEW YORK – NOVEMBER 14: Irina Shayk arrives at a Swarovski Holiday event at the Mark Hotel on November 14, 2022 in New York City. (Photo by Gotham/GC Images)

Të ngjashme