Lajme
Irani thotë se sulmet ajrore të SHBA-së në Siri inkurajojnë terrorizmin në rajon
Demokracia
12:44 | 27 Shkurt 2021

Share:

Sulmet ajrore të administratës së presidentit amerikan Joe Biden kundër milicive të mbështetur nga Irani në Sirinë lindore inkurajojnë terrorizmin në rajon.

Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Shamkhani ka thënë se veprimi i fundit i Amerikës i forcon dhe zgjeron aktivitetet terroriste në rajon, shkruan Reuters transmeton Demokracia.com

“Sulmi ndaj forcave të rezistencës anti-terroriste është fillimi i një raundi të ri të organizimit të terrorizmit,”, tha Shamkhani.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme ushtria amerikane ka goditur milicitë e mbështetura nga Irani në Sirinë lindore, duke lënë të vdekur të paktën 22 luftëtarë.

Sipas Pentagonit, sulmi djeshëm është një hakmarrje e SHBA-ve për sulmet e fundit me raketa që synonin trupat amerikane në Irak, gjatë së cilave u plagosën disa amerikan./Demokracia.com

LEXO edhe:

Biden i ‘hakmerret’ Iranit, sulmi ajror lë të vdekur 22 ushtarë

 

Të ngjashme