Lajme
Irak-SHBA/ Pranë marrëveshjes për fillimin e bisedimeve për tërheqjen e trupave
Demokracia
22:49 | 24 Janar 2024

Share:

Shtetet e Bashkuara dhe Iraku pritet të fillojnë së shpejti bisedimet për të ardhmen e pranisë ushtarake amerikane në vend, mes thirrjeve publike nga qeveria irakiane që Shtetet e Bashkuara të tërheqin trupat e tyre, sipas rrjetit amerikan CNN.

Lajmi është konfirmuar nga katër burime të ndryshme për Reuters, sipas të cilave ambasadori amerikan në Irak i ka dorëzuar ministrit të Jashtëm irakian të mërkurën një letër në lidhje me procesin e përfundimit të koalicionit të udhëhequr nga SHBA dhe vendosjes së marrëdhënieve dypalëshe.

SHBA dhe Iraku ranë dakord të formojnë një komision të lartë ushtarak verën e kaluar, sipas Pentagonit, si mjet për bisedimet. Diskutimet midis zyrtarëve amerikanë dhe irakianë, të cilët janë caktuar si një grup pune, do të fokusohen në fazën tjetër të koalicionit anti-ISIS të udhëhequr nga SHBA, me grupin terrorist të reduktuar tani në një “hije të vetes së tij të mëparshme”. Zyrtarët ushtarakë dhe diplomatët e SHBA do të marrin pjesë në diskutime.

Debatet mbi të ardhmen e pranisë ushtarake amerikane tani kanë marrë urgjencë më të madhe mes jostabilitetit më të gjerë rajonal dhe thirrjeve publike në rritje nga qeveria irakiane që SHBA të tërheqë trupat e saj nga vendi.

Thirrjet erdhën si përgjigje ndaj sulmeve ajrore të SHBA brenda Irakut që synonin terroristët e mbështetur nga Irani, të cilët kanë sulmuar personelin amerikan atje.

Shtetet e Bashkuara aktualisht mbajnë rreth 2,500 trupa në Irak, duke operuar atje në një kapacitet këshillues dhe ndihmës nga dhjetori 2021, kur ushtria amerikane njoftoi tërheqjen e trupave luftarake nga vendi.

Të ngjashme