Lajme
IPK kërkon suspendimin e Riza Muratit, kapiteni policor dyshohet për dhunë në familje
Demokracia
16:56 | 19 Prill 2024

Share:

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e kapitenit policor Riza Muratit.

Riza Murati, Drejtori i drejtorisë kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës është duke u hetuar pasi që i njëjti dyshohet të ketë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Komunikata e plotë:

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një kapiteni policor respektivisht shefit të sektorit qendror për hetimin e trafikimit me njerëz.
Rekomandimi është bërë bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së pasi që kapiteni policor është i dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”.
Hetuesit e IPK-së janë në komunikim të vazhdueshëm lidhur me këtë rast me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë të cilës i janë përcjellë raporte/ deklarata lidhur me veprimet hetimore.
IPK në kuadër të veprimeve hetimore, sipas procedurave të parapara ka njoftuar edhe Mbrojtësin e Viktimave të cilët kanë parashtruar kërkesën për Urdhër Mbrojtës në gjykatën kompetente.
Duke marrë për bazë dyshimin për veprën penale në hetimin e këtij rasti, bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së, është rekomanduar suspendimi i kapitenit policor.
Veprimet tjera hetimore do të ndërmerren nga hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit.

Me respekt;
Divizioni për bashkëpunim dhe informim
Inspektorati Policor i Kosovës

Të ngjashme