Sport
Interi me sponsor të ri për finalen e Ligës së Kampionëve dhe ndeshjen e fundit në Serie A
Demokracia
07:58 | 03 Qershor 2023

Share:

Interi ka njoftuar se do të ketë “Paramount+” si sponsor të ri në fanellë për finalen e Ligës së Kampionëve dhe për ndeshjen e fundit të sezonit në Serie A.

“Nerazzurrët” nuk kishin sponsor në fanellat e tyre pasi prishi kontratën me “DigitalBits”, me këtë të fundit që nuk arriti të mbajë pagesat me vlerë prej 30 milionë eurosh në kontratën e sponsorizimit.

Interi, që po përgatitet për të luajtur ndeshjen e tyre më të madhe; finalen e Ligës së Kampionëve, tashmë ka gjetur një sponsor të ri.

Klubi italian ka rënë dakord për një marrëveshje afatshkurtër me kompaninë e transmetimit “Paramount+”.

Logoja e kësaj kompanie do të jetë e pranishme edhe në fanellën e skuadrës për ndeshjen e fundit të sezonit në Serie A, kundër Torinos, të shtunën.

Fanellat me sponsorin e njëjtë do të përdoren nga Interi edhe për finalen e 10 qershorit, kundër Manchester Cityt.

Duket se aktualisht është vetëm një marrëveshje për këto dy ndeshje, kështu që nevojiten më shumë negociata për të gjetur një sponsor për sezonin e ardhshëm.

Të ngjashme