Sport
Interi kryen detyrën në pjesën e parë kundër Udineses, ky është rezultati
Demokracia
18:59 | 01 Maj 2022

Share:

Interi e ka mbyllur fraksionin e parë të lojës ndaj Udineses me avantazh të dyfisht, në kuadër të javës 35-të në Serie A.

“Neurazzurët” kanë avancuar 0:2 ndaj Udineses pas pjesës së parë në stadiumin “Dacia Arena”, shkruan Demokracia.com

Interi krijoi epërsi tek në minutën e 12-të kur kroati, Ivan Perisiq realizoi me kokë pas harkimit nga Dimarco.

Qetësinë skuadrës së Simone Inzaghit ia dha argjentinasi, Lautaro Martinez i cili dyfishoi avantazhin e Interit në minutën e 41-të të takimit.

Martinez fillimisht dështoi nga pika e bardhë e penalltisë, mirëpo topi i rikthyer nga shtylla i erdhi në kokë dhe me një goditje të lehtë e “tundi” rrjetën e vendasve.

Interi ishte dominues edhe në aspektet tjera ndaj Udineses në 45 minutat e para të sfidës./Demokracia.com/

Të ngjashme