Sport
Interi i qetë dhe sigurt drejt fazës “nokaut”, mbyll pjesën e parë me avantazh të dyfishtë ndaj Plzenit
Demokracia
19:35 | 26 Tetor 2022

Share:

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Interit dhe Viktoria Plzenit në Ligën e Kampionëve.

“Nerazzurët” kanë shkuar në pushim me avantazh të dyfishtë 2:0 kundër Plzenit në stadiumin “Giuseppe Meazza”, shkruan Demokracia.com.

Mkhitaryan ka hapur serinë e golave në minutën e 35-të me një gol nga afërsia.

Për golin e qetësisë u përkujdes sulmuesi boshnjak Edin Dzeko në minutën e 42-të.

Kjo sfidë është në kuadër të Grupit C në Ligën e Kampionëve.

Vetëm fitorja e dërgon tutje Interin dhe Barcelonën e dërgon në Ligën e Evropës./Demokracia.com/

Të ngjashme