Sport
Interi e fiton derbin e Italisë ndaj Juventusit, vazhdon luftën për titull
Demokracia
22:55 | 03 Prill 2022

Share:

Interi e ka fituar derbin e javës së 31-të në elitën e futbollit italian ndaj Juventusit, ndeshje kjo e cila njihet si “Derbi i Italisë”.

“Neurazzurët” triumfuan 0-1 ndaj “Zonjës së Vjetër” në stadiumin “Allianz Stadium”, shkruan Demokracia.com.

Heroi i “zikaltërve” ishte turku, Hakan Çalhanoglu i cili realizoi golin e vetëm të takimit në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë.

Mesfushori turk realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Kësisoj, Interi me këto tri pikë vazhdon të mbetet në pozitën e tretë me 63 pikë, tri më pak se Napoli e Milani.

Juventusi në anën tjetër renditet në vendin e katërt me 59 pikë./Demokracia.com/

Të ngjashme