Sport
Interesim i madh për derbin Drita – Prishtina, dhjetra tifozë e ndjekin sfidën nga jashtë stadiumit
Demokracia
13:30 | 20 Mars 2022

Share:

Sa herë që luhet klasikja e futbollit kosovar mes Dritës dhe Prishtinës interesimi është i lartë.

Njëjtë është edhe sot në Gjilan, ku kanë mbetur edhe pak minuta deri në fillimin e ndeshjes mes dy rivalëve të vjetër kosovar, raporton Demokracia.com.

Intelektualët tashmë kanë mbushur pjesën e tribunës këtu në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Por, shumë nga ta kanë mbetur jashtë stadiumit, megjithatë ata kanë bërë zgjidhje.
Nga një pjesë që ndodhet fare pranë stadiumit ata po presin fillimin e duelit.

Fitorja është e domosdoshme për dy skuadrat, andaj na pret një sfidë interesante dhe e zjarrtë./Demokracia.com/

Të ngjashme