Auto&Tech
Instagram mund të shtojë një opsion me pagesë
Demokracia
07:51 | 21 Janar 2022

Share:

Meta, kompania që zotëron Instagram, ka planifikuar një program pilot që do të lejojë një grup përdoruesish që të ofrojnë abonime me pagesë për materiale ekskluzive për video “live” dhe “story”.

Ata mund të kërkojnë një pagesë minimale, duke filluar nga 99 cent, e deri në 100 dollarë në muaj. Për momentin, të gjitha paratë do t’i marrin krijuesit e materialit, por Meta, që gjithashtu ka në pronësi Facebook, do të nisë të marrë pjesën e vet, duke nisur nga viti i ardhshëm. CEO, Mark Zuckerberg, thotë se kompania nuk do t’u mbajë krijuesve më shumë se 30%.

Instagram nuk është e vetmja platformë sociale që ka eksperimentuar me abonimet me pagesë. Prej disa muajsh tashmë, edhe Tëitter ka krijuar një opsion që krijuesit të marrin deri në 10 dollarë për materiale ekskluzive.

Të ngjashme