Lajme
Inspektorati Policor i Kosovës del me 6 rekomande për menaxhimin e trafikur rrugor në Prishtinë
Demokracia
13:04 | 09 Janar 2024

Share:

Inspektorati Policor i Kosovës ka dalë me një raprot rreth “Menaxhimit të Trafikur Rrugor në Kryqytet” ku edhe ka dhënë gjashtë rekomandime që kanë të bëjnë “me shtimin e aktiviteteve patrulluese në akset që shfaqin vështirësi në qarkullimin rrugor në Kryeqytet, adresimin e parkingjeve të parregullta në vendet e ndaluara, përmirësimin e cilësisë së logut operacional, shkurtimin maksimal të kohës së reagimit të njësive patrulluese, reagimin e shpejtë për të gjitha thirrjet e pranuara dhe shtimin e patrullimeve me automjete në zonat e përgjegjësisë së stacioneve”.

Njoftimi i plotë:

Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht Departamenti i Inspektimit ka publikuar Raportin e inspektimit lidhur me “Menaxhimin e trafikut rrugor në Kryeqytet”.

Inspektimi është realizuar me kërkesë të Kryeshefit Ekzekutiv të IPK-së dhe është përqendruar në stacionet policore të Prishtinës (Qendër, Jugu dhe Veriu), si dhe Njësinë e Trafikut për Kryeqytetin, në kuadër të Drejtorisë Rajonale Policore të Prishtinës.

Inspektimi ka qenë me interes për IPK-në, me qëllim që të vlerësohet nëse stacionet dhe njësitë përkatëse të trafikut janë duke realizuar me sukses objektivat për të siguruar rrjedhë normale dhe të sigurt të qarkullimit të mjeteve dhe këmbësorëve në Kryeqytet. Gjithashtu, inspektimi ka ofruar një mundësi për t’u njohur me performancën e këtyre njësive policore në fushën e trafikut rrugor.

Gjetjet e këtij inspektimi janë me interes për strukturën përkatëse policore, përfshirë nivelin drejtues dhe atë operativ.

IPK në kuadër të Raportit ka dhënë gjashtë (6) rekomandime, që kanë të bëjnë me shtimin e aktiviteteve patrulluese në akset që shfaqin vështirësi në qarkullimin rrugor në Kryeqytet, adresimin e parkingjeve të parregullta në vendet e ndaluara, përmirësimin e cilësisë së logut operacional, shkurtimin maksimal të kohës së reagimit të njësive patrulluese, reagimin e shpejtë për të gjitha thirrjet e pranuara dhe shtimin e patrullimeve me automjete në zonat e përgjegjësisë së stacioneve.

Lidhur me rezultatin e inspektimit duke përfshirë edhe rekomandimet e dhëna, të gjithë të interesuarit mund të kenë qasje në Raportin e plotë të inspektimit, i cili është i publikuar në faqen zyrtare të IPK-së (shih linkun si në vijim):

https://ipk.rks-gov.net/…/RA…

Me respekt;

Divizioni për bashkëpunim dhe informim

Inspektorati Policor i Kosovës

Të ngjashme