Lajme
Inspektorati në Prishtinë i largon veturat nga hapësirat e gjelbërta dhe trotuaret
Demokracia
13:09 | 16 Prill 2024

Share:

Inspektorati i kryeqytetit i ka realizuyar dy aksione të ndryshme sot ku ka bërë lirimin e hapësirave publike, trotuareve në kryeqytet.

Në njoftim thuhet se në rrugën Tirana janë larguar e konfiskuar disa vetura të cilat hapësirat e gjelbërta dhe trotuaret i kishin shndërruar në vend parkim ilagal të veturave private.

“Këto hapësira do të lirohen plotësisht për të mundësuar rigjelbërimin e asaj pjese nga ndërmarrja përgjegjëse e kryeqytetit”.

“Ndërsa në aksionin tjetër, në zonën qendër të kryeqytetit janë liruar hapësirat të cilat ishin bllokuar me pengesa të ndryshme nga disa qytetarë, pengesa të cilat kishin ngushtuar vendkalimet dhe pengonin qarkullimin e lirë të këmbësorëve në atë zonë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme