Lajme
Injorimi i Edi Ramës nga presidentja Osmani, Çitaku: Mos krijoni armiq të paqenë
Demokracia
15:53 | 11 Qershor 2022

Share:

Presidentja  e vendit Vjosa Osmani ka publikuar disa foto nga Samiti, por që në njërën nga to shihet vetëm gjysma e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Pas kësaj ka reaguar edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Çitaku ka shkruar se Edi Rama është kryeministri që shqiptarët në Shqipëri e kanë zgjedhur tri herë radhazi dhe se preferencat personale të dikujt për të pushojnë atëherë kur pranohet funksioni shtetëror.

“Edi Rama është Kryeministri që kanë zgjedhur Shqiptarët tash e tri herë me rradhë. Sentimentet dhe preferencat personale pushojnë në momentin kur pranohet funksioni shtetëror. E raportet me Shqipërinë janë më të thella e më të fuqishme se çfarëdo mospajtimi i përkohëshëm. Ne mund të mos pajtohemi me Kryeminiatrin Rama rreth 1 çështje, por pajtohemi për 99 tjera”, ka shkruar ajo.

Edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka shpërndau një postim në profilin e tij personal në Facebook ku Edi Rama quhej “pro-serb”, postim të cilin e ka fshirë.

Postimi i plotë:

Edi Rama është Kryeministri që kanë zgjedhur Shqiptarët tash e tri herë me rradhë.

Sentimentet dhe preferencat personale pushojnë në momentin kur pranohet funksioni shtetëror.

E raportet me Shqipërinë janë më të thella e më të fuqishme se çfarëdo mospajtimi i përkohëshëm. Ne mund të mos pajtohemi me Kryeminiatrin Rama rreth 1 çështje, por pajtohemi për 99 tjera.

Kam qenë vet dëshmitare e shumë situatave jo të lehta për Kosovën, dhe e kam parë me sytë e mi, edhe e kam dëgjuar me veshët e mi, mbështetjen që i jep Kryeministri Rama Kosovës. Dorën në zemër, shpesh edhe me më shumë elokuencë se ne vet.

Pastaj, është për keqardhje që sot, në ditën e çlirimit të Kosovës po duhet me u’a përkujtu disave ndihmën e jashtëzakonshme që e ka dhënë Shqipëria për lirinë dhe pavarsinë tonë.

Mos krijoni gogola. Mos krijoni armiq të paqenë.

Shqipëri, të kam ❤️. /Demokracia.com/

LEXO EDHE:

Skandaloze| Besnik Bislimi e cilëson si “pro-serb” kryeministrin Edi Rama

Të ngjashme