Lajme
Infermieri i reagon ministrit Vitia: Nuk mundem të të quaj i nderuar më
Demokracia
13:16 | 09 Gusht 2023

Share:

Enlirat Duraku, anëtar i Kuvendit të Odës së Infermierëve të Kosovës i ka reaguar ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia pasi ky i fundit ka thënë se ka qenë i rregullt procesi për pranimin e infermierëve në QKUK.

Duraku përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka publikuar një e-mail, të cilin ua kishte dërguar ministrit Vitia dhe Komisionit për Ankesa në QKUK, për parregullsitë në këtë proces.

Ai ka thënë se po refuzohen edhe ankesat e kandidatëve, duke e quajtur konkursin për pranimin e tyre si “të manipuluar dhe të padrejtë”.

Të ngjashme