Sport
Infantino humb mbështetjen e federatës së fuqishme evropiane
Demokracia
15:00 | 17 Nëntor 2022

Share:

Federata Gjermane e Futbollit (DFB) nuk po rreshtohet, si shumë shoqata të tjera, përkrah Gianni Infantino në garën për rizgjedhje të tij si president i FIFA-s.

Ajo preferon të mos emërojë një kandidat për zgjedhjet presidenciale të radhës në FIFA. Këtë e sqaron vetë Federata Gjermane e Futbollit në një shënim.

“Fakti është, – pohon presidenti i DFB, Bernd Neuendorf, – se shumë federate kanë sinjalizuar tashmë mbështetjen e tyre për presidentin aktual Gianni Infantino. Megjithatë, me këtë vendim dëshirojmë të shprehim thirrjen tonë për përkushtim më të qartë të FIFA-s për të drejtat e njeriut dhe angazhim më të madh në çështjet humanitare.

DFB pret procese vendimmarrëse transparente brenda FIFA-s dhe qëndron në thirrjet e saj për krijimin e një fondi kompensimi për të afërmit e punëtorëve që vdiqën ose u plagosën në kantieret e ndërtimit të Kupës së Botës. Ne vazhdojmë të mbështesim krijimin e një Qendre të Punës për Emigrantët në Katar”.

Asnjë besim automatik tek Infantino, për një rizgjedhje të mundshme si numri një i FIFA-s, i cili humbet kështu mbështetjen e Federatës Gjermane dhe paguan. /Demokracia.com

Të ngjashme