Lajme
Indi, një gabim njerëzor pas tragjedisë hekurudhore me rreth 300 të vdekur
Demokracia
10:44 | 05 Qershor 2023

Share:

Përplasja e trenave që mori rreth 300 jetë dhe plagosi më shumë se 800 në Indi mbrëmjen e së premtes, mund të jetë shkaktuar nga një gabim njerëzor.

Kështu del nga një raport hetimor paraprak, i cituar nga gazeta “Times of India”, sipas të cilës një gabim në sinjalistikë ka shkaktuar përplasjen e tre trenave në shtetin lindor të Orissës.

Këtë e ka konfirmuar edhe ministri i Hekurudhave, Ashwini Vaishnaw, i cili pohoi se janë identifikuar përgjegjësit dhe shkaqet e aksidentit, duke bërë me dije se detajet do të jepen vetëm pas përfundimit të hetimeve.

Drejtuesi i trenit të pasagjerëve “Coromandel Express”, që lidh Kalkutën me Madrasin, kishte marrë dritën jeshile për të ecur në binarin kryesor, por më pas ishte devijuar në shinat ku tashmë po udhëtonte një tren mallrash.

Vagonët me 2500 pasagjerë u përplas më pas me njëri-tjetrin me një shpejtësi prej rreth 130 km/h, pranë Balasore, rreth 200 km nga Bhubaneswar, kryeqyteti i shtetit të Orissa.

Disa mbetje më pas shkaktuan daljen nga shinat të një ekspresi të destinuar në veri nga Bangalore.

Vaishnaë tha se përplasja u shkaktua nga një ndryshim në bllokimin elektronik, një term teknik që i referohet një sistemi kompleks sinjalesh të krijuara për të mbajtur trenat nga përplasja duke organizuar lëvizjen e tyre në shina.

Operacionet e shpëtimit u deklaruan të përfunduara mbrëmjen e së shtunës, pasi personeli i emergjencës ndaloi së kontrolluari rrënojat në kërkim të të mbijetuarve dhe përhapi çarçafë të bardhë mbi dhjetëra trupa pranë shinave.

Një shkollë e mesme pranë vendit të përplasjes është kthyer në një morg, por zyrtarët thanë se shumë prej trupave ishin aq të shpërfytyruar sa disa familje do të mund t’i njohin të dashurit e tyre vetëm nga bizhuteritë që mbanin.

Të shtunën, vendin e tragjedisë vizitoi edhe kryeministri Narendra Modi, duke premtuar se së shpejti do të sqarohet dinamika e aksidentit.

Të ngjashme