Sport
Incidenti mes “Plisave” dhe “Torcidës” në finale të Superkupës, reagon kryetari i FBK-së
Demokracia
19:08 | 11 Dhjetor 2022

Share:

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu është shprehur i zhgënjyer pas incidentit të krijuar në finalen e Superkupës së Kosovës në basketboll mes Prishtinës dhe Trepçës.

Tifozeritë e dyja skuadrave kanë hedhur mjete piroteknike, shpërthyese, e gjësende në drejtim të njëra tjetrës, vetëm pak pasi përfundoi pjesa e parë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet.

I pari i FBK-së i ka dënuar sjelljet e tifozerive, teksa ka thënë se këto ngjarje nuk i shërbejnë basketbollit.

“FBK-ja i dënon gjitha aktet e dhunës. Kemi bërë çdo gjë që kemi mundur t’i shmangim incidentet si këto, mirëpo po shihet se është e pamundur. Këto ngjarje nuk i shërbejnë basketbollit. Jam shumë i zhgënjyer, shumë i prekur”, tha Fetahu për Art Sport, raporton Demokracia.com.

Shumë ulëse të tribunave janë thyer dhe janë hedhur në parket nga tifozeritë.

Është dashur intervenimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe sigurimit për të qetësuar situatën.

Dyja tifozeritë po largohen nga palestra nga policia, ndërsa fillimi i pjesës së dytë nuk ka nisur ende./Demokracia.com/

Eskalon situata në tribuna | Tifozët hedhin gjësende ndaj njëra-tjetrës, thyhen edhe ulëse – intervenon policia

LAJMI I FUNDIT | Hedhje e mjeteve shpërthyese në parket, ndërpritet për pak çaste finalja e Superkupës

Të ngjashme