Sport
Incidenti i rëndë në Gjilan bën bujë edhe në rajon, mediumi kroat shkruan për rrahjen e portierit
Demokracia
18:21 | 03 Prill 2022

Share:

Incidenti i rëndë i shkaktuar në kryendeshjen e javës së 27-të në elitën e futbollit kosovar midis Gjilanit dhe Ballkanit ka bërë bujë edhe në mediat e rajonit.

Mediumi kroat “index.hr” ka raportuar në lidhje me incidentin e shkaktuar nga disa individë të cilët e sulmuan portierin e Ballkanit, Stivi Frashërin gjatë festës së tyre të golit (1:1) në minutat e fundit të ndeshjes.

“Tifozët ndërpesin ndeshjen në Kosovë. Portieri pas goditjes përfundoi në spital”, ishte titulli i mediumit kroat, përcjell Demokracia.com.

Stivi Frashëri u dërgua pa ndjenja në spital, ndërsa vetëdija iu rikthye pas trajtimit atje, bëri të ditur drejtori i Ballkanit, Idriz Hajrizi për Demokracia.com pas ndeshjes.

Infuzionet dhe trajtimi në spital ia përmisojnë gjendjen Stivi Frashërit

“Stivi është dërguar pa vetëdije në spital. Tani vetëdija i është rikthyer. Ka marrë infuzion. Gjendja tani është më e mirë”, ka thënë shkurtimisht ai.

Sulmin e ka dënuar SC Gjilani dhe tifogrupi i tyre “Skifterat”. /Demokracia.com/

Të ngjashme