Sport
Infuzionet dhe trajtimi në spital ia përmisojnë gjendjen Stivi Frashërit
Demokracia
17:48 | 03 Prill 2022

Share:

Portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri është në gjendje të mirë shëndetësore pas trajtimit në spital.

Frashëri u sulmua nga disa tifozët të Gjilanit, të cilët hynë në fushë në minutat shtesë për të festuar golin e minutës së fundit, raporton Demokracia.com.

“Gardiani” shqiptar u dërgua me urgjencë në spital, ndërkohë që gjendja e tij u përmisua vetëm pas trajtimit në spital.

Një që të tillë e ka konfirmuar për Demokracia.com drejtori gjeneral i klubit, Idriz Hajrizi.

Stivi është dërguar pa vetëdije në spital. Tani vetëdija i është rikthyer. Ka marrë infuzion. Gjendja tani është më e mirë”, ka thënë shkurtimisht Hajrizi për Demokracia.com.

Lojtari, Armend Thaqi dhe drejtori Idriz Hajrizi

Vendimin për fatin e kësaj ndeshjeje do ta marrin organet e Federatës së Futbollit të Kosovës. /Demokracia.com/

Të ngjashme