Lajme
Incidenti i Princ Harry dhe Meghan që desh rezultoi me fatalitet, reagon kreu i New Yorkut
Demokracia
20:18 | 17 Maj 2023

Share:

Kryetari i bashkisë së New Yorkut, Eric Adams, foli rreth incidentit që sot u raportua se mund të kishte përfunduar në fatalitet për Princin Harry, Meghan Markle dhe nënën e saj Doria.

Ai thotë se është e qartë që paparacët duan të marrin “shkrepjen e duhur”, por se “siguria publike duhet të jetë gjithmonë në ballë”.

Adams shtoi se sipas informimit që ka marrë, dy oficerë mund të jenë lënduar.

“Qyteti i New Yorkut është i ndryshëm nga ndonjë qytet i vogël. Nuk duhet të ngisni me shpejtësi askund, por ky është një qytet me popullsi të dendur”, u tha ai gazetarëve.

NYPD deklaroi se nuk ka përplasje, lëndime apo arrestime në ndjekje të supozuar nga paparacët për Harryn dhe Meghan.

Aty thuhet:” NYPD ndihmoi ekipin privat të sigurisë që mbronte Dukën dhe Dukeshën e Sussex. Kishte shumë fotografë që e bënin transportin e tyre sfidues”.

“Duka dhe Dukesha e Sussex mbërritën në destinacionin e tyre dhe nuk pati asnjë përplasje të raportuar, thirrje, lëndime ose arrestime në lidhje me këtë”.

Kryebashkiaku Eric Adams shtoi se e kujton vdekjen e Princeshës Diana dhe thotë se do të kishte qenë “e tmerrshme” të humbiste një kalimtar të pafajshëm në incidentin e supozuar.

Të ngjashme