Lajme
Incident diplomatik | Ambasada amerikane bojkton festën e organizuar nga Ambasada kosovare në Tiranë, shkak Sali Berisha
Demokracia
21:55 | 17 Shkurt 2023

Share:

Juristi nga Shqipëria, Kreshnik Spahiu ka njoftuar se një incident diplomatik ka ndodhur në Tiranë. 

Spahiu në nj postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se Ambasadori Kosovës në Tiranë ka ftuar në festën e Pavarësisë Kosovës edhe Sali Berishën.

“Për këto arsye festa sapo u bojkotua nga ambasadat e SHBA dhe ato europiane. Perëndimi e ka shpallur armik zyrtarisht këtë njeri. Madje edhe Kosovën e braktisin nëse i jep dorën atij”, ka shkruar ai.

Po ashtu, sot festa e pavarësisë është bojkotuar me të madhe edhe nga miqtë ndërkombëtarë, ku përveç ambasadorëve nuk është parë pothuajse asnjë personalitet i huaj që kishte dhënë kontribut në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Postimi i plotë:

INCIDENT DIPLOMATIK: Ambasadori Kosovës në Tiranë ka ftuar në festën e Pavarsisë Kosovës edhe Sali Berishën.

Për këto arsye festa sapo u bojkotua nga ambasadat e SHBA dhe ato europiane.

Perëndimi e ka shpallur armik zyrtarisht këtë njeri.

Madje edhe Kosovën e braktisin nëse i jep dorën atij.

Mori pjesë Katari, Kuwajti, Turqia dhe Egjypti😀😀😀

Të ngjashme
Lajme • 05 Maj 2024