Lajme
Imazhet satelitore tregojnë varreza masive në Mariupol
Demokracia
11:55 | 03 Dhjetor 2022

Share:

Imazhet satelitore tregojnë një rritje të madhe të numrit të varreve në varrezat kryesore në qytetin e Mariupolit.

Qyteti port ka qenë nën kontrollin e forcave ruse që nga maji. Imazhet nga Maxar tregojnë varrezat Starokrymske më 29 mars dhe më pas më 30 nëntor.

Pamje të tjera të marra nga hapësira tregojnë dhjetëra blloqe apartamentesh të shkatërruara tërësisht ose të dëmtuara rende gjatë rrethimit, që tani po shemben.

Me mijëra banesa, apartamente, ndërtesa dhe infrastruktura të tjera mbeten të shkatërruara. Ndërkohë, një “mur” i madh mbrojtës është vendosur rreth teatrit të Mariupol-it.

Godina u bombardua nga rusët në muajt e parë të pushtimit duke u marrë jetën qindra civilëve që ishin strehuar në bodrumet e tij.

Të ngjashme