Lajme
Imami Labinot Maliqi takohet me ushtarët amerikanë të KFOR-it: Shtëpia mbahet me miq
Demokracia
22:59 | 18 Nëntor 2022

Share:

Imami i një prej xhamive në Prishtinë, Labinot Maliqi, ka pritur në takim këtë të premte ushtarët amerikanë të KFOR-it, Major Paul Girdley me bashkëpunëtorë, nga Kampi Ushtarak Bondsteel.

Maliqi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se mirëpritja e këtyre ushtarëve në xhami përveç se nderë, sipas tij ishte edhe privilegj i veçantë.

“Përveç se nderë, ishte edhe privilegj i veçantë të mirëpresim sot miqtë tanë nga KFOR-i Amerikan, Kapelanin Major Paul Girdley me bashkëpunëtorë, nga Kampi Ushtarak Bondsteel. Major Girdley, mbajti një ligjëratë frymëzuese dhe shumë të dobishme për të gjithë ne, e cila u vlerësua lartë edhe nga besimtarët”, ka shkruar ai.

Maliqi ka thënë se shtëpia mbahet me miq dhe se Republika e Kosovës nuk ka mik, partner e aleat më të mirë e më të sinqertë sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “ndaj të cilëve jemi përherë falënderues për kontributin e tyre të vazhdueshëm”.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se pjesë e vizitës ishte edhe ish-basketbollisti dhe Drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova.

“Ai më nderoi duke më bërë dhuratë fanellën e Prishtinës, ekipit tonë të zemrës, aty ku kam ushtruar për disa vite. E falënderoj shumë, dhe e përgëzoj për punën e madhe që është duke bërë për sportin dhe rinin e kryeqytetit”, përfundoi imami Maliqi.

Postimi i plotë i Maliqit, pa ndërhyrje:

| Përveç se nderë, ishte edhe privilegj i veçantë të mirëpresim sot miqët tanë nga KFOR-i Amerikan, Kapelanin Major Paul Girdley me bashkëpuntorë, nga Kampi Ushtarak Bondsteel. Major Girdley, mbajti një ligjeratë frymëzuese dhe shumë të dobishme për të gjithë ne, e cila u vlerësua lartë edhe nga besimtarët.

Vërtetë shtëpia mbahet me miq, dhe Republika e Kosovës nuk ka mik, partnerë dhe aleatë më të mirë e më të sinqert sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndaj të cilëve jemi përherë falënderues për kontributin e tyre të vazhdueshëm.

Poashtu, u nderuam shumë edhe nga vizita që na bëri miku ynë, ish-basketbollisti i mirënjohur, Drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova, i cili më nderoj duke më bërë dhuratë fanellën e Prishtinës, ekipit tonë të zemrës, aty ku kam ushtruar për disa vite. E falënderoj shumë, dhe e përgëzoj për punën e madhe që është duke bërë për sportin dhe rinin e kryeqytetit.

KFOR Regional Command East

Të ngjashme