ShowBiz
Ilir Shaqiri: Kam përjetuar dhunë verbale në rrjetet sociale
Demokracia
07:31 | 31 Mars 2022

Share:

Balerini Ilir Shaqiri ka folur së fundmi rreth planeve të tij për të ardhmen, ndërsa ka dhënë edhe përgjigje sa u përket komenteve në rrjetet sociale për familjen e tij.

Në një intervistë për A-Show ai u shpreh se edhe pse gëzon popullaritet të madh, nuk e sheh veten në politikë. Edhe pse pranon se arti është i lidhur me politikën, ai vetë nuk planifikon të bëhet pjesë e saj. Të paktën për momentin.

“Unë jam artist. Me politikë nuk kam dëshirë të merrem. Unë thjesht jam për artin dhe për punën. Ndonëse unë mendoj se arti është i lidhur me politikën, si të gjitha fushat e jetës. Ai moment që unë po jetoj është shumë i bukur. Qëllimit tim ia arrita: Të tregoja kush isha.”- deklaroi balerini.

Është e pashmangshme që figurat publike përveç fansave mos të kenë edhe kritikë apo njerëz që nuk i duan. Balerini u shpreh i keq ardhur dhe tha se ka përjetuar dhunë verbale nga shumë komentues në rrjetet sociale lidhur me raportet me të bijën apo bashkëshorten.

“Me vjen keq për këto komentet. Njerëzit janë shumë negativë. Njeriu mund të kritikojë por jo të jetë hajvan. Këtë e kam për njerëzit që nga mënyra se si shkruajnë. Dhuna verbale që krijojnë në rrjetet sociale për marrëdhëniet bashkëshortore apo marrëdhënies prind-fëmijë, është e patolerueshme.”- tha balerini. Marrëdhënia e Ilirit me bashkëshorten e tij, Emanuela, është komentuar shumë nga njerëzit pasi ai tha se e ka tradhtuar për tre vite kohë më parë. Kjo nuk u harrua nga fansat e konkurrentëve të tjerë që e përdornin në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër, puthjet në buzë të Ilirit me vajzën e tij kanë shkaktuar po ashtu shumë polemika dhe komente negative. E duket se ai u referohet këtyre dy rasteve.

Të ngjashme