Lajme
IKSHPK merr një vendim të rëndësishëm lidhur me testim për COVID-19
Demokracia
14:06 | 04 Mars 2022

Share:

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se kanë ndërprerë marrjen e mostrave për testim, për COVID-19 gjatë të dielave.

Në njoftimin e IKSHPK-së thuhet se testimi për COVID-19 do të vazhdojë nga dita e hënë e deri të shtunën gjatë orarit të punës 08:00-14:00, përcjell Demokracia.com.

“Për shkak përmirësimit të theksuar të gjendjes epidemiologjike me SARS-CoV-2 në Kosovë, përkatësisht uljes së dukshme të rasteve me COVID 19 si dhe uljes të kërkesave për testim për SARS-CoV-2, IKSHPK njofton që pas një periudhe dy vjeçare të punës intenzive, ndërpen marrjen e mostrave dhe testimin për SARS-CoV-2 si dhe lëshimin e rezultateve të testimit gjatë të dielave. Qytetarët e Kosovës mund të testohen në IKSHPK për SARS-CoV-2 me RT PCR nga e hëna deri të shtunën gjatë orarit të punës 08:00 – 14:00”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Për shkak përmirësimit të theksuar të gjendjes epidemiologjike me SARS-CoV-2 në Kosovë, përkatësisht uljes së dukshme të rasteve me COVID 19 si dhe uljes të kërkesave për testim për SARS-CoV-2, IKSHPK njofton që pas një periudhe dy vjeçare të punës intenzive, ndërpen marrjen e mostrave dhe testimin për SARS-CoV-2 si dhe lëshimin e rezultateve të testimit gjatë të dielave.

Qytetarët e Kosovës mund të testohen në IKSHPK për SARS-CoV-2 me RT PCR nga e hëna deri të shtunën gjatë orarit të punës 08:00 – 14:00./Demokracia.com/

Të ngjashme