Lajme
Ikja jashtë vendit, deputeti i VV-së kërkon rritje të pagave për sektorin publik e privat
Demokracia
21:41 | 05 Janar 2023

Share:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka thënë se duhet të veprohet për ikjen e fuqisë punëtore jashtë vendit.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se duhet të rriten pagat në sektorin publik e privat.

Veç kësaj, ai shtoi se duhet përmirësim i të drejtave të punëtorëve në sektorin privat.

Rrahmani ka kërkuar edhe investime në shëndetësi dhe arsim.

Postimi i plotë:

Sot më shpejtë se kurr duhet të veprojmë…
-rritjen e pagave në sektorin publik e privat;
-përmirësimi i të drejtave të punëtorëve në sektorin privat;
-investimet në shëndetësi dhe arsim.
Këto janë masat që duhet urgjentisht të merren për të ndalur ikjen e profesionistëve dhe fuqisë punëtore të fushave të ndryshme jashtë vendi.

Të ngjashme