Lajme
Ikja e të rinjve nga Kosova | Albin Kurti çuditë me përgjigjen, tregon si u kthyen dy persona për t’i bërë ministra
Demokracia
11:22 | 19 Shkurt 2023

Share:

Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për gazetën franceze “Le Monde”, me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ndër të tjera ishte pyetur për ikjen e të rinjve nga Kosova.

Përgjigja e Kutit ishte komike dhe përfshinte edhe ministra të tij që janë kthyer për të jetuar në Kosovë.

“…Por vendi është dëshmitar i ikjes së mijëra të rinjve çdo vit… Disa ikin, të tjerët kthehen. Dy nga ministrat e mi janë kthyer nga jashtë. Dhe luftoj të kthej në institucionet e vendit të diplomuarit me njohuri të fituara në vendet Perëndimore. Një e treta e kosovarëve nuk jetojnë në vend; kontributi financiar i diasporës paraqet 20% të BPB-së. Është shumë”, kishte thënë Kurti.

Të ngjashme