Lajme
IHMK jep disa sqarime se si ndodhën vërshimet në Pejë
Demokracia
14:57 | 25 Qershor 2023

Share:

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një komunikate për media ka dhënë disa sqarime për vërshimet që kanë ndodhur ditën e shtunë në Pejë.

IHMK thotë se situata më e rënduar me reshje të shiut në Pejë ka ardhur si rrjedhojë e reshjeve të shiut me intensitet shumë të lartë, ku vetëm brenda 1h e 9 min.

“Gjatë orëve të pasdites (e shtunë 24/06/2023), kemi pasur një situatë të rënduar me reshje të shiut sidomos në regjionin e Pejës ku janë shkaktuar vërshime të shpejta. Situata e rënduar me vërshime në Pejë, ka ardhur si rrjedhojë e reshjeve të shiut me intensitet shumë të lartë, ku vetëm brenda 1h e 9 min. (Nga ora: 19:35 deri 20:44), kanë rënë 54.6 mm (l/m2). Kjo sasi e reshjeve për interval kohorë aq të shkurt, është e pa shmangshme pa shkaktuar vërshime, në këtë rast atyre urbane”, thuhet në njoftim.

Tutje, IHMK sqaron se “lumi Bistrica e Pejës, aktualisht (25/06/2023) nuk paraqet ndonjë rrezik për përmbytje lumore. Niveli në ora 11h ishte 93 Cm, apo afro 2.5 m. nën vlerën e nivelit maksimal, tendencat janë në rënie të ngadalshme”.

IHMK shton tutje se, gjatë orëve të pasdites së sotme dt: 25/06/2023, do të ketë reshje shiu të cilat në pjesën perëndimore dhe verior të vendit do të jenë me intensitet dhe shtrirje më të theksuara.

“Situata do të filloj gradualisht të stabilizohet gjatë ditëve në vijim”.

Të ngjashme