Sport
Ibrakoviq pas fitores ndaj Malishevës: Synojmë vendin e katërt në Superligë
Demokracia
15:43 | 10 Prill 2022

Share:

Prishtina ka shënuar fitore të madhe në kuadër të javës së 28-të në Superligën e Kosovës në futboll.

“Bardhekaltrit” triumfuan me mjaftë vështirësit 3:2 kundër Malishevës në takimin e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, shkruan Demokracia.com.

Pas kësaj fitoreje ka folur kryetrajneri i Prishtinës, Abdulah Ibrakoviq i cili ka thënë se skuadra e tij synon vendin e katërt në tabelë.

“Në pushim kemi bërë disa ndryshime dhe kjo solli efektin e pritur. Të enjten kemi pasur ndeshje për Kupë dhe është dashur të kombinojmë”.

“Synojmë pozitën e katërt, që nëse eventualisht nuk ec në Kupë dhe Drita e fiton Kupën, ne të dalim në Evropë prej kësaj pozite”, ka thënë Ibrakoviq për Art Sport./Demokracia.com/

Të ngjashme