Sport
Ibrakoviq: Luftuam deri në fund me 10 lojtarë në fushë, duam ta fitojmë çdo ndeshje
Demokracia
16:28 | 07 Prill 2022

Share:

Prishtina ka shënuar fitore të rëndësishme në takimin e parë gjysmëfinal të Kupës së Kosovës në futboll ndaj Llapit.

Skuadra kryeqytetase shënoi fitore me rezultat 2:1 ndaj llapjanëve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Demokracia.com.

Gledi Mici zhbllokoi shifrat në minutën e 37-të kur realizoi nga penalltia. Nga e njëjta pozitë shënoi edhe Arbnor Ramadani, veçse ky barazoi shifrat. Fitoren Prishtinës ia dhuroi Endrit Krasniqi me gol në minutën e 83-të të takimit.

Trajneri i Prishtinës, Abdulah Ibrakoviq ka thënë se qëllimi i skuadrës së tij është ta fitojë çdo ndeshje.

“Mendoj se ekipi luajti shumë mirë dhe luftoi deri në fund edhe pse mbetëm me një lojtar më pak. Në fund arritëm ta marrim një rezultat të favorshëm në ndeshjen e parë. Qëllimi i Prishtinës është ta fitojë secilën ndeshje, por po kemi probleme me lëndimet e lojtarëve. Kështu që, falënderoj lojtarët për angazhimin maksimalisht”, deklaroi Ibrakoviq për ArtSport./Demokracia.com/

Të ngjashme