Lajme
Ibrahimi: Kryetarët e komunave vlerësojnë që ka diskriminim në ndarjen e buxhetit të komunave
Demokracia
20:22 | 25 Shkurt 2024

Share:

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, thotë se kryetarët e komunave vlerësojnë që ka diskriminim në ndarjen e buxhetit të komunave.

Ibrahimi në një intervistë për Gazeta Blic, thotë se kryetarët e komunave që vijnë nga opozita theksojnë që në ndarjen buxhetore janë përdorur kritere jo objektive.

“Kryetarët e komunave vlerësojnë që ka diskriminim, në bazë të analizave që janë bërë të buxhetit të Republikës së Kosovës për këtë vit, ata theksojnë që ministritë e linjës për disa komuna po sillen si nënë, kurse për disa komuna nuk e kanë një qasje të tillë. Dhe një vrejtje e tillë është pasqyruar edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për vitin e kaluar, ku aty shkruhet që kryetarët e komunave që vijnë nga opozita, e që nga opozita vijnë shumica absolute e kryetarëve të komunave, theksojnë që në ndarjen buxhetore po përdorin kritere jo objektive. Vetëm granti i katërt është zgjidhje e këtij problemi. Kemi komuna këtë vit të cilat kanë zero investime të reja kapitale”, tha Ibrahimi për Gazeta Blic.

Tutje ai kërkon që përqindja e buxhetit të ndarë të rritet edhe më tutje.

“Neve si Asociacion i Komunave të Kosovës i gëzohemi çdo centi që shkon për komunat e Republikës së Kosovës, për këtë arsye që mos të kemi dilema ne kërkojmë themelimin e grantit të katërt, ku të gjitha komunat në mënyrë të barabartë do të përfitonin nga këto investime. Ne si Asociacion kërkojmë që kjo përqindje me 22.4 të ngritët edhe më tutje, e jo që shumica absolute e mjeteve të qëndrojnë në nivelin qëndror kur e dim që jeta e qytetarëve zhvillohet në nivel lokal”, shtoi ai.

Ibrahimi thekson se niveli qendror nuk konsultohet për vendime me nivelin lokal, ku si pasojë e kësaj po shkaktohet buxheti komunal, ku përmend rasin e ligjit për tatimin në pronë.

Tutje ai thekson se rreth 23 komuna nuk e kanë përkrahur një ligj të tillë

Të ngjashme