Lajme
Ibrahimi: Komunat gati për fillimin e shkollës, por prindërit po përballen me problemin e teksteve shkollore
Demokracia
12:12 | 27 Gusht 2023

Share:

Kryetari i Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi, ka bërë të ditur se komunat në bazë të përgjegjësive të tyre, i kanë bërë të gjitha përgatitjet dhe janë gati që mësimi te filloj me 1 shtator.

‘’Komunat në baze të përgjegjësive ligjore, i kanë bërë gati të gjitha përgatitjet dhe janë gati për viti e ri shkollor, dukë bërë edhe dezinfektimin e shkollave. Pra çka ka në përgjegjësi të komunave është gati.

Mirëpo ministria me çështjen e librave nuk dihet se sa është gati. Për një fillim të mbarë të vitit shkollor gjithçka varët nga MASHT, se a do të jenë nxënësit me libra apo jo kjo është në kompetencat e tyre.’’

Ibrahimi për IndeksOnline tregojë vështirësitë që qytetarët po hasin në aplikimin në platformën E-Kosova. Ai tregoj se një nga to është problemi me prindër që kanë probleme përmbarimore, ku mjetet e dala në xhirollogari tërhiqen menjëherë nga përmbaruesit privat.

‘’Ka shumë vërejtje prej qytetarëve. Qytetarët kanë problem me përmbaruesit, pasi që ka prindër që kanë probleme përmbarimore, ato mjete si i dalin në llogari i tërhiqen nga përmbaruesit privat. Ka problemet me aplikacionin dhe nxënësit me moshën 6 vjeçare.’’

Ndërsa sa i përket shumës që është ndarë për furnizimin e nxënësve më tekste shkollore, Kryetari i Asociacionit ka thënë se janë paraparë diku afër 5 milionë, mirëpo kostoja që po llogaritet nga drejtorët e arsimit në komuna do ta kalojë shifrën e 10 milionë euro, nëse shkon me rimbursim nga 80 euro.

‘’ Në bazë të shënimeve që i kemi marr nga drejtorët komunal, shuma e cila është ndarë nga ministria për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore do ta tejkaloj shumën e cila është parë nga MASHT për furnizim me mjete mësimore për furnizimin e nxënësve të shkollave fillore.

Ishin paraparë diku afër 5 milionë, mirëpo kostoja që po llogaritet nga drejtorët e arsimit në komuna do ta kalojë shifrën e 10 milionë euro, nëse shkon me rimbursim nga 80 euro.’’ deklaroi ai.

Të ngjashme