Lajme
Ibrahimi jep detaje për takimin e Nagavcit me drejtorët e arsimit: ‘Kushtimisht’ e pranoi fajin për librat
Demokracia
15:50 | 31 Gusht 2023

Share:

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka deklaruar që ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, “kushtimisht”, gjatë një takimi e ka pranuar fajin rreth çështjes së librave”.

Në një prononcim për “Gazetën Blic”, Ibrahimi citohet të ketë thënë se Nagavci gjatë takimit me drejtorët komunalë të arsimit, e ka pranuar fajin për furnizimin me tekstet shkollore.

“Drejtorët komunal të Arsimit janë takuar me ministren Nagavci, ku kjo e fundit po them kushtimisht që e ka pranuar fajin sa i përket furnizimit të komunave me tekstet shkollore.” – citohet të ketë thënë ai.

Po ashtu, Ibrahimi ka deklaruar se rreth 50 për qind e nxënësve, nesër kur edhe fillon mësimi, nuk do të jenë të furnizuar me libra.

“Komunat i kanë kryer të gjitha përgatitjet sa i përket përgjegjësive të tyre ligjore, por duke marrë parasysh faktin që janë mbi 200 mijë nxënës që fillojnë mësimin nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, ministria është e obliguar ligjërisht t’i furnizojë me tekstet mësimore, ndërsa sipas shënimeve të djeshme ishin diku 80 mijë aplikime, nga kjo po del që mbi 50-60% nga nxënësit nuk do të furnizohen me tekste shkollore ditën e nesërme.” – u shpreh ai.

Të ngjashme