Lajme
Ibrahimi: Draftstatuti i fundit i Asociacionit qartë jep më shumë kompetenca
Demokracia
21:25 | 15 Nëntor 2023

Share:

Sazan Ibrahimi, ekspert i qeverisjes lokale, shpreson se drafti i fundit të mos aprovohet. Sipas tij, me këtë draft u jepen më shumë kompetenca komunave me shumicë serbe.

Ai ka krahasuar këtë draft me marrëveshjen e vitit 2013 sipas të cilit parashihej Asociacioni, duke thënë se prej atëherë tash në këtë draft ka avancim për të keq.“Këtu nuk kemi të bëjmë fare me Asociacion… Ka në preambulë disa gjëra që nuk kanë qenë më herët. Është e qartë që do të kenë kompetenca”, ka thënë ai.

Problematikë e ka parë edhe përmendjen e gjykatës së arbitrazhit në draft.

“Është gjykata e arbitrazhit, paramendo shteti kur ka konteste me këtë mekanizëm krijohet gjykata arbitrazhit që është një mini gjykatë kushtetuese”.

Sazani ka deklaruar se ky draftstatut është më i keq se marrëveshja e 2013-s dhe me më pasoja.

“Ky do të jetë institucion, nuk mund të jetë asgjë tjetër përveç institucion shtetëror dhe pushtet”.

Të ngjashme