Lajme
Ibishi: Çështja e pjesëmarrjes së FSK-së në veri është e rregulluar saktë
Demokracia
07:56 | 09 Shtator 2023

Share:

Njohësi i çështjeve të sigurisë në Kosovë, Nuredin Ibishi, ka thënë se pjesëmarrja e Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri të vendit është e rregulluar me vendimin e vitit 2013 të nxjerrë nga ish kryeministri Hashim Thaçi, kurse pjesëmarrja e njësive speciale dhe njësive qendrore është e rregulluar me ligj.

Sipas tij, FSK e ka të ndaluar pjesëmarrjen e në veri të vendit me një vendim të vitit 2013.

Kurse pjesëmarrja e njësive policore në secilën pjesë të territorit të Republikës së Kosovës mund të bëhet vetëm me një njoftim të komandantit të stacionit policor.

Ibishi tha se deklarata e shefit të NATO-së, Jeans Stoltenberg për pjesëmarrjen e Policisë së Kosovës në veri ka të bëjë me situatën e acaruar e cila është aktualisht në Kosovë dhe sipas tij kjo vetëm varet se si interpretohet, raporton teve1.info.

“Për FSK-në është rregulluar kur më 2013 Thaçi ka vendosur për mosveprimin vetëm me pëlqimin e KFOR-it ndërsa për Policinë e Kosovës nuk ka ndonjë ndalesë përveçse ndoshta Stoltenberg nuk i referohet që çdo herë verimet në veri për shkak të situatës të shkojnë në koordinim me prezencën ndërkombëtare të KFOR-it apo edhe EULEX-it. Tash saktësisht e rregulluar me Ligjin e Policisë, tash a nuk po e lexojnë ligjin apo nuk po din të referohet, çështja e policisë është e rrgullume me nenin 35 paragrafi 5. Njësitet speciale mund të angazhohen në kuadër të autoritetit territorial dhe të njoftohet komandanti i stacionit, ajo nuk kërkon njoftim konkret por ajo çka Stotenberg ka kërkuar është diçka tjetër, për shkaka të situatës të shkoj me prezencë të KFOR-it apo EULEX-it në veri. Kjo është çështje e interpretimit ndërsa në aspektin ligjor kjo është e rregullime eksplicit. Çështja e angazhimit të njësive speciale dhe qendrore në juridiksionet apo në kuadër të një stacioni lokal pa marrë parasysh ku, është e rregulluar me nenin 35 paragrafi 5. Vetëm e parashtron detyrën që duhet të njoftohet komandanti i stacionit policor”, u shpreh Ibishi.

Të ngjashme