Lajme
Ia theu hundën 22-vjeçarit, suspendohet Aleksandar Vuçiqi
Demokracia
12:33 | 13 Shtator 2022

Share:

Inspektorati i Policisë së Kosovës ka rekomanduar suspendimin Aleksandar Vuçiq, policit i cili kishte ushtruar dhunë ndaj një 22-vjeçari.

Javën e kaluar, në Graçanicë, 22-vjeçari Nikola Sekuliq është rrahur nga një polic me emrin Aleksandar Vuçiq, i cili ia kishte thyer hundën këtij të riut.

Në lidhje me këtë rast, Inspektorati i Policisë së Kosovës tashmë ka rekomanduar suspendimin e policit, Aleksandar Vuçiq,  me ç’rast Stacioni Policor në Graçanicë ka aprovuar kërkesën e IPK-së, duke e shkarkuar këtë pjesëtar të Policisë, shkruan Demokracia.com.

“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor të stacionit policor në Graçanicë me dyshimin për veprën penale të lëndim i rëndë trupor. Nga hetimet e deritashme lidhur me këtë rast ekziston dyshimi se zyrtari policor në gjatë shoqërimit në veturën zyrtare të një të dyshuari ka tejkaluar autorizimet e përdorimit të forcës duke i shkaktuar të njëjtit lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Po ashtu, IPK-ja ka njoftuar se ka rekomanduar edhe suspendimin e dy zyrtarëve të tjerë policorë.

Njoftimi i plotë i IPK-së, pa ndërhyrje:

IPK rekomandoi suspendimin e tre zyrtarëve policorë në dy raste të ndryshme

Prishtinë/Hajvali, 13 shtator 2022,

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tre zyrtarëve policorë në dy raste të ndryshme, një në Leposaviq dhe një rast tjetër në Graçanicë.

Informatat e para për rastin e në Leposaviq IPK i ka pranuar mbrëmë ku një dyshuar i arrestuar për veprën penale “Dhunë në Familje” ishte arratisur nga qendra e ndalimit të Stacionit Policor në Leposaviq.

Bazuar në informacionet e para i dyshuari pasi ishte dorëzuar nga zyrtarët policorë gjatë procedurës të vendosjes në dhomën e ndalimit ishte arratisur  nga stacioni policor duke ikur në drejtim të panjohur.

Në lidhje me rastin ndaj dy zyrtarëve policorë është duke u zhvilluar hetim me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Mundësia e arratisjes së personave të privuar nga liria” dhe të njëjtit me rekomandim të IPK-së janë suspenduar.

IPK-ja në datën e njëjtë para mesnatës është njoftuar nga Policia e Kosovës se i dyshuari i arratisur është lokalizuar dhe arrestuar dhe se ndaj tij kanë vazhduar procedurat e mëtutjeshme për veprën që dyshohet të ketë kryer.

Në rastin tjetër, Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor të stacionit policor në Graçanicë me dyshimin për veprën penale të lëndim i rëndë trupor.

Nga hetimet e deritashme lidhur me këtë rast ekziston dyshimi se zyrtari policor në gjatë shoqërimit në veturën zyrtare të një të dyshuari ka tejkaluar autorizimet e përdorimit të forcës duke i shkaktuar të njëjtit lëndime të rënda trupore.

LEXO EDHE:

FOTO| Aleksandar Vuçiq ia thyen hundën një 22-vjeçari midis Graçanicës

Të ngjashme