Lajme
Ia sulmoi djalin, babai e ther me thikë të dyshuarin
Demokracia
08:36 | 01 Korrik 2023

Share:

Policia e Kosovës e ka arrestuar dy persona dje në rrugën “UÇK”.

Në raportin 24 orësh thuhet se njëri nga të dyshuarit e ka sulmuar me thikë një person që ia ka sulmuar djalin e mitur.

LËNDIMI RËNDË TRUPOR & LËNDIM I LEHTË TRUPOR/Rr. UÇK, Prishtinë 30.06.2023 – 13:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se në një kafiteri ishin përleshur fizikisht. Fillimisht njëri prej të dyshuarve e kishte sulmuar fizikisht viktimën e mitur mashkull kosovar të cilit i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore, kurse në shenjë revolte babai i të miturit e kishte sulmuar fizikisht me thikë të dyshuarin që ia kishte sulmua djalin i cili si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë palët e përfshira në rast kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK, kurse me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Demokracia.com

Të ngjashme