ShowBiz
Ia përmendi Dubain, Arta Nitaj i kundërpërgjigjet Ermalit: Nuk kam qarë
Demokracia
12:29 | 27 Shtator 2022

Share:

Nata e parë e “Dance With Me” bëri bujë të madhe për shkak të një komenti që u konsiderua thumbues nga Ermal Mamaqi drejtuar modeles Arta Nitaj.

Kjo pasi ai në një moment ia përmendi Dubain, duke qenë se aktorja nga Peja shkon shpesh për pushime dhe ka marrë komente nga ma të ndryshmet në lidhje me jetën atje.

U përfol se zeshkania nuk e priti aspak mirë komentin e aktorit dhe se kishte ‘shpërthyer’ në lot në prapaskenë.

Por, në spektaklin e radhës është sqaruar komenti i Mamaqit dhe se Nitaj tregoi se nuk ishte prekur nga kjo gjë.

“Nuk më pëlqeu që është prekur. Me një sqarim që bëmë përpara, po bëj një sqarim për të gjithë njerëzit që u shqetësuan nga ajo fjalë Dubai. Në Dubai miq ka shumë miza, unë kam qenë disa herë. Me gruan time kam qenë, do ta dërgoj edhe mamin më vonë”, tha Ermali.

“Atje ka miza, kur ne përmendim fjalën Dubai këto mizat ngrihen dhe prekin ca njerëz dhe disa nga këta njerëzit që nuk e pëlqejnë Dubain digjen nga këto miza dhe ne kemi shprehjen tonë popullore se të djeg miza. Nuk ka pse të na djegi miza, nuk keni pse të ju djegë miza”, vazhdoi më tej komediani.

E nga ana tjetër, Arta pati një përgjigje: “Për Ermalin kam një fjalë, nuk e mora aq keq sa u interpretua në çdo portal, kam parë që edhe Arta ka qarë. Nuk kam qarë sepse kam qeshur aq shumë. U kënaqem shumë atë natë. Nuk bëhet nami që përmendet si fjalë, në natën e parë shumë e pritën por unë nuk e prita. Kështu që tjerave netë thuaj çfarë të duash se për këtë jemi”.

Të ngjashme