Lajme
Ia keqpërdorën fotografitë e vajzave në TikTok, nëna në Mitrovicë ankohet në polici
Demokracia
11:41 | 07 Korrik 2023

Share:

Një femër ka raportuar se persona të panjohur kanë hapur një faqe në rrjetin social në TikTok dhe kanë shpërndarë foto të vajzave të saj me përmbajtje denigruese.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 24.06.2023 në Mitrovicë.

Tutje bëhet e ditur se rasti është procedurë hetimore.

“Me datë 06.07.2023 ankuesja femër kosovare ka raportuar se persona të panjohur kanë hapur një faqe në rrjetin social Tik Tok dhe kanë shpërndarë foto të vajzave të saj me përmbajtje denigruese. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Të ngjashme