Lajme
I vetmi zë kundër Putinit, mbyllet gazeta e pavarur në Rusi
Demokracia
12:23 | 29 Mars 2022

Share:

Gazeta e pavarur ruse Novaya Gazeta, i vetmi “zë” që kundërshton Kremlinin, është censuruar nga regjimi i Putinit. Sot, numri më i fundit i gazetës është publikuar në pikat e shitjes, duke njoftuar se po pezullon botimin deri në përfundimin e “operacionit special” në Ukrainë.

Vendimi është bërë i ditur, nën titullin e shkurtër: “Pezullojmë publikimin – Deklaratë e redaktorëve të Novaya Gazeta”.

Drejtori i gazetës ruse, Dmitry Muratov , i cili u nderua me Çmimin Nobel për Paqen vitin e kaluar, tha se do të pezullonte aktivitetet e tij deri në “përfundimin e operacionit special në Ukrainë”.

“Novaya Gazeta dhe unë kemi vendosur që Medaljen e Çmimit Nobel për Paqe 2021 t’ia dhurojmë Fondit të Refugjatëve të Ukrainës”, tha ditë më parë në një artikull të publikuar në mediat ndërkombëtare.

Për Muratovin dhe gazetën e themeluar në vitin 1993 , janë pesë gjëra që duhen bërë menjëherë: “Të ndaloni armiqësitë, të shkëmbeni të burgosurit, të dorëzoni trupat e të vdekurve, të krijoni korridore humanitare dhe të ofroni ndihmë dhe mbështetje për refugjatët “.

Të ngjashme