Lajme
I qortuari i radhës nga qeveria, Borrelli| Sveçla i thotë se “kemi koordinim të plotë me EULEX dhe KFOR”
Demokracia
14:31 | 24 Qershor 2023

Share:

Me bazë të Traktatit parësor të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, është Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri. Funksioni dhe roli i tij brenda unionit njëzet e shtatë shtete është kështu: Përfaqësuesi i Lartë udhëheqë politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian. Ai kontribuon me propozimet e tij në zhvillimin e asaj politike, të cilën e zbaton sipas mandatit të Këshillit Evropian. E njëjta gjë vlen edhe për politikën e përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes.

Por, siç është bërë tashmë e zakonshme dhe ditë e më e shpeshtë nga qeveria kosovare, Josep Borrell është shndërruar në tabelë qitjeje me kritika e qortime; më së theksueshmi për shkak të një “njëanshmërie ndaj Serbisë” të besuar, perceptuar (por edhe të proklamuar) nga kasta qeverisëse. Kjo pas një deklarimit të tij të djeshëm rreth arrestimit të Nenad Orloviq, që Borrell pretendoi se ishte bërë pa procedura gjyqësore por edhe me parakalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicë të Jugut.

Më i fundit për ta kritikuar dhe denoncuar “për deklarime politike që i shërbejnë dikujt”, ishte vetë Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, duke folur nga Kampi Belveder i Mitrovicës së Jugut. Kështu tha ai pyetur nga gazetarët se si e ka lexuar këtë deklarim. Por, Sveçla, i tregon Borrellit edhe një gjë tjetër; se ndonëse është shef i politikave të sigurisë së BE’së dhe përkundër kundërshtimeve të tij për “veprime të njëanshme” në veri, institucionet kosovare “janë në koordinim të plotë” me Misionin Evropian për Sundin të Ligjit në Kosovë (EULEX).

“Deklaratat janë politike (të Borrellit) të cilat i shërbejnë interesat e këtij apo atij në momente të caktuara. Ishte vetë Borrell me ngulm kërkoi që përgjegjësit e sulmeve nda KFOR-it t ëarrestohen. Ne po arrestojmë ata që me dëshmi janë sulmuesit e juve mediave dhe pjesëtarëve të KFOR-it. Por nuk do të ndalemi me kaq. Kushdo që sulmon, do të jetë subjekt i përndjekjes. Asgjë më pak nuk mund të pritet në Republikën e Kosovës, i cili është vendi më demokratik në rjaon e mund të bëjmë gara me disa vende evropiane”.

“Ne në vazhdimësi jemi në koordinim me faktorët ndërkombëtar, në veçanti me KFOR dhe EULEX që janë reagues të dytë dhe të tretë. Përderisa ne kemi koordinim të plotë me ta, nuk do të futesha në deklarime politike të cilat absolutisht janë të paqëndrueshme të Borrellit në Bruksel. Me EULEX dhe KFOR këtu ne në vazhdimësi kemi jo vetëm komunikim por edhe koordnimim me ta”.

Ndërkaq, sërish Borrellit, Sveçla iu drejtua me një kërkesë: “Unë ftoj Borrellin ta adresojë drejt agresionin e Serbisë ndaj Kosovës. Me deklarata të përgjegjshme të parandalojë çfarëdo eskalimi nga këto grupe kriminale dhe tashmë terroriste”. Kjo sepse, siç pretendon Sveçla “Po luftojmë agresionin e Serbisë në Kosovës” dhe organizimet e përpjekjet “kriminale dhe terroriste”, shkruan Nacionale.

Andaj, Sveçla i tha Borrellit “të ftoj të jesh konsistent në deklarime” sepse “nuk do të ketë kompromisë me terroristë”.

Por, jo vetëm me BE-në kjo qeveri ka probleme. I mbarë komuniteti Trans-Atlantik e ka shënjestruar për fajtore në ngritjen e ashpër të tensioneve në veri. Madje qeveria e Albin Kurtit s’ka lënë pa u kapur as me KFOR-in, ndonëse ishte forca paqeruajtëse që shmangi një përplasje potencialisht vdekjeprurëse më 29 maj në Zveçan. KFOR-i i ka atribuar përkeqësimin e gjendjes në veri kësaj qeverie që nga viti 2021.

Javë më parë kur KFOR’i do të kishte mprehur gjithashtu tonet ndaj kryeministrit kosovar, Albin Kurtit – dhe atë në emër të përvetshëm.

“KFOR’i nuk është çadër për t’u strehuar pas veprimeve të njëanshme”. Kështu iu pati drejtuar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, komandanti i Misionit Paqeruajtës të NATO’s në Kosovë, Gjeneral Majori italian, Angelo Michele Ristuccia kohëve të fundit duke folur për gazetën italiane “Corriere”.

Në intervistën e tij të dytë brenda tri ditëve dhe pas plagosjes së rreth 30 ushtarëve të KFOR’it (11 prej tyre italianë) në Zveçan të hënën, Ristuccia i kishte mprehur tonet.

Ristuccia i tha gazetës italiane “la Repubblica” diçka tejet të frikshme për nga tingëllima: se po të mos ishte për intervenimin e KFOR’it, “do të ishim duke mbajtur zi për të vdekur”.

Këtu ai kishte ndërmend viktima të mundshme nga Njësitet Speciale të Kosovës dhe protuestuesve sulmues barbarë.

Tashmë Ristuccia nuk do t’i kursente fjalët dhe do të lëshohej në vlerësime politike për të identifikuar kush-është-fajtor-për-çka.

“Që nga 2021 vetëm hapa mbrapsht”, tha ai, derisa vlerësoi se janë bërë përpjekje të mëdha njëzet vjeçare për të arritur “rezultate të rëndësishme”. Këtu komandanti e pranoi se nuk është punë e tij të bëjë vlerësime politike, por se në këso rastesh ku prodhohen pasoja s’ka se si të mos bëjë konstatime të tilla.

Më 29 maj, tha Rusticcia, “shmangëm një tragjedi”.

Shpjegimi i tij ishte kësisoji se pse erdhën siç erdhën gjërat: për shkak të vendimit “të dytë të njëanshëm” të qeverisë kosovare “për të përdorur forcën pa u konsultuar me ne”.

Fjalia e tij do të zhveshej nga ato të zakonshmeve të KFOR’it.

Tash ai do t’u binte toneve që pasqyrojnë dritën reale të gjendjes në terren: “Për të qenë edhe më i saktë, them se nëse sot nuk jemi këtu për të mbajtur zi për të vdekurit në mesin e popullatës serbe apo në mesin e policëve shqiptarë etnikë, kjo është për shkak se KFOR-i ndërhyri dhe arriti të rivendosë qetësinë”.

Komandanti i KFOR’it, kishte fajësuar dhe tërhequr vërejtjen të dyja palëve me një kërkesë: Merrni përgjegjësi, mos u fshini para narrativave të rremë. Ishte e padëgjuar më parë që një udhëheqës i forcës paqeruajtëse të jepte konstatime të kësaj natyre.

Në nëntor të vitit të kaluar, edhe ish-Komandanti hungarez i KFOR’it kishte dhënë disa detaje të një krize tjetër në veri asokohe, për çka pati treguar se si i kishte bërë thirrje kryeministrit kosovar, që asokohe të shihej të operohej konsensualisht. Kurti ia kishte kthyer prerazi se “unë nuk negocioj me kriminelë”.

“Qëllimi ka qenë të formojnë njëfarë konsensusi, pasi që edhe serbët e Kosovës kanë interes të eliminojnë grupet aktuale kriminale. Qëndrimi i Qeverisë së Kosovës, sidoqoftë, ishte se ne nuk negociojmë me kriminelë dhe se policia kryen operacionet e saj ashtu siç u shkojnë për shtati”, pati treguar Ferenc Kajari për median hungareze “Honvedelem”.

Këtu, edhe Ristuccia do të tregonte saktësisht për “kokëfortësinë” e kohëve të fundit, sipas tij, të treguar nga qeveria kosovare.

“Kokëfortësia e autoriteteve vendore shqiptare për të mos vepruar sipas indikacioneve të marra nga partnerët perëndimorë, indikacione që shërbejnë për të lehtësuar dialogun veçanërisht në dritën e progresit të bërë me marrëveshjet në Bruksel dhe Ohër, ka dobësuar shumë ekuilibrin”, i tha ai ditë më parë gazetës italiane “la Repubblica”.

Njëjtë do të shprehej edhe në intervistën e tij të fundit të dhënë mbrëmjen e së shtunës. “Veprimi i dytë i njëanshëm i qeverisë së Prishtinës ishte përdorimi i forcës pa u konsultuar me ne, duke bërë kështu të nevojshme ndërhyrjen tonë për të shmangur një tragjedi”.

Kurti, i cili asobote opozitare shprehej nga foltorja e Kuvendit të Kosovës se “KFOR’i mbron Rezolutën 12/44” dhe se “KFOR’i nuk mbron pavarësinë e Kosovës” dhe se “kufjtë i Kosovës i sheh si vijë administrative e jo si kufij ndërshterorë”, megjithatë, tash në çdo paraqitje të tij kërkon nga NATO që të dislokojë më shumë trupa në Kosovë brenda kësaj Rezolute 12/44, rezolutë kjo e vitit 1999 që ende e ka të shkruar Kosovën si “pjesë integrale të Republkës Federale të Jugosllavisë” dhe e cila rezolutë nuk është zhbërë asnjëherë, për shkak të vetos ruse dhe kineze, dy shtete këto anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurmit të OKB-së.

Kurti, do të kërkonte më shumë e më shumë forca, në veçanti gjermane. Kjo dëshirë do t’i plotësohej pas krizës që ngjau në veri, për shkak të vendimit të tij solo e pa mbështetjen e asnjë aleati, e në veçanti të aleatit dhe hisedarin më të madh të sigurisë në Kosovë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës së Kosovës. Sekretari Gjeneral i NATO’s, Jens Stoltenberg, do të lajmëronte për nisjen e 700 trupave shtesë të NATO’s në Kosovë. Kurti këtë do ta mirëpriste.

Por, çka s’do të mirëpritej nga Kurti, e shpjegon shefi i këtij misioni paqeruajtës. “KFOR’i nuk është çadër për t’u strehuar nga veprimet e njëanshme”.

“Asgjë nuk ka ndryshuar për ne dhe asgjë nuk ka ndryshuar pas përplasjeve të 29 majit. Mandati i rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbetet i pandryshuar. Dhe ne jemi gati për çdo rast”, do të shtonte Ristuccia.

Të ngjashme