Lajme
I panjohuri ngacmon seksualisht një grua teksa po shkonte në shtëpinë e saj
Demokracia
10:21 | 22 Janar 2023

Share:

Një burrë ka ngacmuar seksualisht një grua në Prizren.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se gruaja ka raportuar se deri sa ishte duke shkuar në shtëpinë e saj, është ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar ende i panjohur.

“NGACMIM SEKSUAL/Prizren 21.01.2023 – 11:20. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se deri sa ishte duke shkuar në shtëpinë e saj, është ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar ende i panjohur. Në vendin e ngjarjes kishte kamera të sigurisë dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë viktima nuk ka lëndime vetëm ishte e shqetësuar./Demokracia.com/

Të ngjashme