Lajme
I mituri plagos bashkëmoshatarin e tij në Vitomiricë të Pejës
Demokracia
21:37 | 06 Maj 2022
Ilustrim

Share:

Një i mitur është plagosur me armë zjarri nga një bashkëmoshatar i tij në Vitomiricë të Pejës.

I mituri i plagosur është jashtë rrezikut për jetë dhe është duke u trajtuar në Spitalin e Pejës, teksa i mituri tjetër është arrestuar nga policia në vendngjarje.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 19:40 në fshatin Vitomiricë është raportuar për plagosje me armë zjarri. Njësitet relevante menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe në vendngjarje është arrestuar i dyshuari dhe i është konfiskuar arma”, tha ai.

Rugova tha më tej se viktima është dërguar për tretman mjekësor edhe është jashtë rrezikut për jetë.

“Të dy personat janë të mitur dhe janë shokë mes vete, teksa plagosja gjatë hetimeve të para besohet të ketë ndodhur në mënyrë aksidentale”, tha Rugova./Demokracia.com/

Të ngjashme