Lajme
I mituri në Podujevë poston armë në rrjete sociale, policia arreston babain e tij
Demokracia
20:12 | 17 Mars 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit të Podujevës, sot kanë sekuestruar një armë zjarri, të cilën një person i mitur përmes fotografive e kishte ekspozuar në rrjete sociale.

Policia nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur pas përfundimit të të gjitha procedurave të nevojshme policore ndaj personit të dyshuar është iniciuar rast për mbajtje apo posedim të paautorizuar të armës.

“Aksioni policor është ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit ku pas identifikimit të lokacionit dhe personit të dyshuar, kanë shoqëruar në polici (prindin e të miturit) të dyshuarin (mashkull), 42 vjeçar”, njofton policia.

Njoftimi i plotë:

Sekuestrohet një  armë zjarri në Podujevë

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit të Podujevës, sot kanë sekuestruar një armë zjarri, të cilën një person i mitur përmes fotografive e kishte ekspozuar në rrjete sociale.

Aksioni policor është  ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit ku pas identifikimit të lokacionit dhe personit të dyshuar, kanë shoqëruar në polici (prindin e të miturit) të dyshuarin (mashkull), 42 vjeçar.

Pas përfundimit të të gjitha procedurave të nevojshme policore ndaj personit të dyshuar është iniciuar rast për mbajtje apo posedim të paautorizuar të armës.

Të ngjashme