Lajme
I mbrojti bashkëpartiakët e përfshirë në krim e korrupsion, Kurti sulmon Kushtetuesen: Zgjodhi ta vonojë ndjekjen e krimit dhe reformën tonë
Demokracia
14:56 | 28 Qershor 2024

Share:

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë e sulmoi prapë Gjykatën Kushtetuese.

Kurti, i cili mbrojti bashkëpunëtorët e tij të përfshirë në korrupsion, foli për rrëzimin e dy ligjeve nga Gjykata Kushtetuese, duke thënë se kjo do të pengojë “ndjekjen e krimit” dhe reformën e synuar nga ata në sistemin e drejtësisë.

Albin Kurti në mbrojtje të krimit dhe korrupsionit

“Kemi hartuar dhe miratuar Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme ashtu siç kemi miratuar edhe Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, i cili në seancën e radhës do të votohet në leximit të dytë. Për më shumë prokurorë efikas dhe të pavarur nga politika e për një institucion të pavarur që do të kthente pasurinë e vjedhur. Të dy këto ligje si reforma thelbësore për sistemin e drejtësisë dhe luftimin e korrupsionit u konsultuan edhe me Komisionin e Venecias që i aprovoi të dy këto”.

Duke thënë se nga këto ligje ka dobi publike karshi pasurimit të pabazë, kriminal e individual, Kushtetuesja zgjodhi ndryshe.

“Megjithëkëto, Gjykata Kushtetuese rrëzoi të dy ligjet, duke zgjedhur kësisoj të vonojë ndjekjen e krimit dhe ta vonojë reformën tonë. Me 5 vota për në raport me 4 vota kundër, Gjykata Kushtetuese ka gjetur se Kushtetuta është shkelur me ligjin për byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, duke treguar kështu se Kushtetuta ndryshe shihet nga gjysma e gjyqtarëve të Kushtetueses në rqaport me gjysmën tjetër.”

Lexo edhe:

 

Cili është raporti i Ridvan Muharremit me Kurtin? Përgjigjet avokati Halimi

Beteja e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes për ta mbrojtur krimin dhe korrupsionin e njerëzve të tij

Lexo edhe:

Shkarkimi i policit që po hetonte Martin Berishajn dhe Nagip Krasniqin, në Raportin e Freedom House

Kurti e mbron edhe Martin Berishajn, i cili pranoi mijëra euro nga GEN-i serb

Të ngjashme