ShowBiz
“I Like It” bën bashkë Ledrin dhe Lumin
Demokracia
23:07 | 10 Korrik 2023

Share:

“I Like It” është titulli i këngës që i ka bërë sërish bashkë Ledri Vulën dhe Lumi B.

Dy reperët e mirënjohur të skenës shqiptare i kanë bashkuar sërish forcat për realizimin e ri muzikor.

Producenti Rzon qëndron prapa këtij projekti, ndërsa tekstin e kanë shkruar dy protagonistët.

Kënga e re është kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa videoklipi është xhiruar me regji të Valon Azirit.

Edhe Ledri edhe Lumi kanë qenë mjaft aktivë këtë verë duke sjellë materiale të reja muzikore për fansat e tyre.

Të ngjashme